Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë.

Psikologët e zhvillimit të fëmijëve konsiderojnë se loja është shumë e rëndësishme për kapërcimin e prirjes së lindur drejt agresionit dhe dominimit. Mirëpo, falë lojës e cila çon në bashkëpunim reciprok, shoqëritë primitive kanë arritur të mbijetojnë. Ata thonë: “Loja dhe gjendja e mirë shpirtërore nuk kanë qenë vetëm mënyrë që jeta të jetë sa më argëtuese, por mjete për ruajtjen e shoqërisë dhe promovimin e barazisë reciproke, etj. Këto janë virtyte të njohura të shoqërive të gjuetarëve të shtazëve, nga të cilat është varur edhe mbijetesa e tyre”.

Barazia dhe rregullat
Loja është aktivitet shoqëror, e cila te njerëzit eliminon prirjen drejt lakmisë dhe arrogancës dhe zhvillon kujdesin mbi ndjenjat dhe mirëqenien e të tjerëve. Shoqëria e cila harron se si të zhvillohen lojërat, është shoqëri të cilën e përbëjnë individët vetjakë. Mbi të gjitha, loja është shprehje e lirisë. Ajo është çdo gjë, vetëm jo obligim, pranon që t’u binden rregullave të caktuara, të cilat vendosen me marrëveshje. Prandaj, loja është një ndër aktivitetet më demokratike. Fëmijët nuk mund t’i mësojnë vlerat demokratike nëpërmjet aktiviteteve, të cilat i bëjnë të rriturit, por ekskluzivisht vetëm nëse i shijojnë vetë, nëpërmjet lojës me fëmijët e tjerë. Kjo është situata në të cilën të gjithë fëmijët janë të barabartë, vendosin bashkërisht, por, ajo që është më e rëndësishme, patjetër duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve, po qe se dëshirojnë që edhe vetë të marrin pjesë.

Përparësitë e lojës së lirë
Ekspertët e kësaj fushe thonë se kemi filluar ta kuptojmë se kemi shkuar tepër larg në pikëpamje të zhvillimit të frymës garuese te fëmijët. Loja e rëndomtë jogaruese është kryesore për zhvillimin e ndjenjës ndaj të tjerëve. Lojërat e tilla, të cilat u ngjajnë shoqërive të gjuetarëve-grumbullues, janë të ngjashme me lojën çfarë i ka dalluar edhe fëmijët në SHBA. Ajo është loja e lirë të cilën nuk e kanë organizuar të rriturit, ajo i përfshin fëmijët e të gjitha moshave dhe nuk ka karakteristika garuese. Gjithashtu, nuk ka më asgjë të përbashkët me video-lojërat, me shikimin e TV-së apo me aktivitetet e organizuara jashtëshkollore të fëmijët, siç është sporti.

Bashkëpunimi në vend të garave
Fëmijët të cilët luajnë me letra bixhozi apo bejzbol, nuk i kushtohen edhe aq “fitores”, sa i kushtohen bashkëpunimit reciprok. Prania e të rriturve e çon lojën e fëmijëve në gara, dhe atëherë ajo nuk është më lojë. Shkathtësia më e rëndësishme shoqërore është ajo e kënaqjes së të tjerëve dhe njëkohësisht plotësimi i dëshirave dhe nevojave vetjake. Kjo është pikërisht ajo që loja i mëson fëmijët – të jenë në harmoni me fëmijët e tjerë, të bëjnë kompromise, të marrin në konsideratë nevojat e të tjerëve. Për t’i joshur fëmijët e tjerë që të luajnë, fëmijët patjetër duhet të mësojnë që të vënë veten në pozitën e të tjerëve. Shtytja e fuqishme për të luajtur, e cila ekziston te fëmijët, nuk është nevojë e thjeshtë për argëtim. Ajo pikërisht është shtytje për mbijetesë, duke pasur parasysh se nëpërmjet historisë së racës njerëzore loja ka qenë mënyra themelore që fëmijët të arrinin shkathtësitë, vlerat dhe njohuritë të cilat u ishin të domosdoshme që të mbijetonin në kulturën vetjake. Loja për fëmijë nuk është ikje nga realiteti, por mënyrë që të hyjnë në realitetin e jetës dhe me to t’ia dalin –si fizikisht, ashtu edhe intelektualist dhe emocionalisht.

Loja është ambient i sigurt
Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e transformojnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me sfidat reale. Për ta loja është edhe përvojë, edhe trajnim. Prandaj, edhe mënyra me të cilën luajnë fëmijët shpreh veçoritë e shoqërisë në të cilën jetojnë – ata në lojën e tyre i praktikojnë ato situata çfarë i presin në jetën reale. Sipas kësaj, raca njerëzore aspak nuk dallon nga ajo e kafshëve – të vegjlit e luanëve dhe të vegjlit e tjerë të grabitqarëve luajnë lojën e vështrimit dhe të ndjekjes, barngrënësit, siç janë zebrat dhe antilopat, luajnë lojën e ikjes dhe shmangies, majmunët lojën e kërcimit dhe të ngjitjes në drunj. Meshkujt e rinj te të cilët ekziston gara e për femra, luajnë lojën e luftës. Ngjashëm është edhe me fëmijët – ata pa gabuar e dinë se cilat shkathtësi do t’u nevojiten në shoqërinë e tyre dhe i praktikojnë në lojërat e tyre. Ata lehtë “nuhasin” edhe se cilat shkathtësi në shoqëri janë të rëndësishme, andaj bëhen ekspertë për kompjuterë dhe teknikë më shpejt se prindërit e tyre.

Problem shkakton implikimi i të rriturve
Problemi shfaqet kur përzihen të rriturit. Ata imponohen si autoritarë dhe mbrojtës, andaj loja shndërrohet në ankesa dhe në naze, pastaj fëmijët sillen me më pak përgjegjësi dhe pjekuri sesa kur luajnë me moshatarët e tyre. Në atë mënyrë humbet fryma e vërtetë e lojës. Loja i mëson fëmijët me shkathtësinë e negociatave, zgjidhjen e problemeve dhe me mbështetjen në vetvete. Loja e cila nuk mbikëqyret pikërisht është me rëndësi kryesore për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve. Ajo ndihmon që fëmija të mësojë rregullat shoqërore, si edhe të mësojë t’i krijojë rregullat e veta. Zvogëlimi i pjesëmarrjes në lojë në fëmijëri shprehet në aftësinë tonë të ndërtimit të marrëdhënieve me njerëzit kur të rritemi. Nëpërmjet lojës, ne mësojmë të japim dhe të marrim, t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, të zgjidhim konfliktet – që është bazë e çdo lidhjeje. Të rriturit nuk bën që fëmijëve t’ua ndalojnë këto leksione të rëndësishme me implikimin e tyre. Është për të ardhur keq që fëmijët e sotëm kanë aq pak raste që vërtet të luajnë, pa mbikëqyrjen e të rriturve, ashtu siç kemi luajtur ne kur kemi qenë fëmijë, tërheqin vërejtjen psikologët. Jo vetëm se për këtë shkak mbizotëron epidemia e peshës së madhe trupore dhe e depresionit te fëmijët, por janë gjenerata e cila po rritet pa mundësinë që t’i mësojnë vlerat e vërteta shoqërore.

Ndjenja për barazi
Fëmijët dhe tinejxherët në kulturat e gjuetarëve-grumbullues, për këtë arsye kalojnë shumë kohë duke luajtur, zhvillohen në njerëz të rritur shprehimisht bashkëpunues, me ndjenjën e zhvilluar për barazi. Vend të posaçëm në shoqëritë e tyre ka humori – ai shfrytëzohet për t’u ndërprerë grindjet dhe për t’u eliminuar tensioni shoqëror.

The post Lojërat e fëmijëve – çelës i fëmijërisë së lumtur appeared first on Gazetaobserver.com.

RELATED POST

Related Posts

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist

error: Content is protected !!