I pari kopsht për fëmijët në natyrë ka tërhequr vëmendjen dhe interesin e mijëra prindërve.
Kopshti quhet “Little Forest Folk”.
Fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç e kalojnë ditën jashtë duke luajtur, nuk ka rëndësi nëse bëhen me baltë apo bie shi.
Kopshti është i vendosur në një pyll dhe ka fituar një çmim prestigjioz nga Mbretëresha.
Tashmë janë shumë prindër që duan të regjistrojnë fëmijët aty.
Të tilla kopshte thuhet se nxisin fëmijët që të bëhen më të fortë, më me karakter, të duan natyrën dhe të zhvillojnë kreativitetin lirshëm.
Në Gjermani, fëmijët lihen në pyll dhe largohen deri në atë distancë derisa u dëgjohet zëri.
Burimi:kidstime.al
The post “Luajnë jashtë në shi dhe bëhen me baltë”: Mijëra njerëz duan të çojnë fëmijët te ky kopsht appeared first on Gazetaobserver.com.