Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të shtyjë edhe me dy javë të tjera seancat gjyqësore në kuadër të masave të kundër përhapjes së koronavirusit.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar dhe avokati penalist Saimir Vishaj.
Duke e konsideruar si një vendim skandaloz, Vishaj me ironi shkruan se gjyqtarët nuk punojnë vetëm në kohë paqë!
Vendim skandaloz I KLGJ
Gjyqtar qe punojne vetem ne kohe paqe!!!
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
VENDIM
Nr.128, datë 24.03.2020
PËR
VIJIMIN E PEZULLIMIT TE VEPRIMTARISË DHE SHËRBIMEVE GJYQËSORE NË
TË GJITHA GJYKATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet, 147/1, 147/a, pika 1 germa “d” të Kushtetutës së
Republikës së Shqipërisë, në nenin61 të Ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit
të drejtësisë”, i ndryshuar, në Vendimin e datës 09.03.2020 të Komitetit të Përkohshëm për
Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri, ne Vendimin e KLGJ nr. 127 date 10.03.2020 “Per
pezullimin e veprimtarise dhe sherbimeve gjyqesore ne te gjitha gjykatat ne Republiken e
Shqiperise”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga
COVID-19,
V E N D O S I :
1. Vijimin e pezullimit te veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore nëtë gjitha gjykatat e vendit, të
juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i
përhapur Covid-19.
2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me
çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat
në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të
pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave
gjyqësore.
5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2
(dy) javore duke filluar nga data 25.03.2020 deri me date 07.04.2020.
6. Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të
Lartë Gjyqësor.
PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR
KRYETARE
NAUREDA LLAGAMI