Një përplasje e ashpër në distancë po zhvillohet së fundit mes gazetarit Çim Peka dhe ish-politikanit, tashmë drejtor i Top Channel, Ben Blushi.
Dy ditë më parë, portali i drejtuar nga Çim Peka publikoi një shkrim ku pretendohej se pas 17 vitesh do të mbyllej një ndër emisionet më të shikuara në Top Channel, ai “Portokalli”.
Në këtë shkrim për situtatën në Top Channel bëhej përgjegjës Ben Blushi, ndërsa shkruhej se “Rënia e audiencës, sidomos e programeve informative që janë kthyer në altoparlantë qeveritarë, po shoqërohet me të tjera probleme.”.
Pork y shkrim duket se ishte nxitës i “luftës” mes palëve. Blushi iu përgjigj Pekës, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në gazetën Shqip, ku përgenjeshtrohet lajmi për mbylljen e Portokallisë.
Por “lufta” ka vijuar më tek. Sot portal “Syri.net”, i Cim Pekës, i ka drejtuar një sërë akuzash Ben Blushit.
“Ben Blushi dhe bashkëshortja e tij, ushqehen nga milionat e eurove që ‘Klodi i inceneratorëve’ thith nga paratë e taksapaguesve, ne nuk ushqehemi nga fonde publike.
Ndryshe nga TCH që merr licensa kioskash anembanë Tiranës ne nuk ushqehemi me paratë apo pronën publike të shqiptarëve.
Ndryshe nga Ben Blushi ne nuk gjobisim biznese apo ti detyrojmë ato përmes kërcënimit e shantazhimit për të mbushur arkën apo xhepin tonë.
LEXO EDHE: Artan Hoxha kerkon telefonat/ Prokuroret e njoftojne live ne emision
Në lidhje me pretendimet për raportime të mëparshme të Syri.net, ne si media duke mos pasur asnjë kompleks të kërkojmë ndjesë aty ku gabojmë, qëndrojmë fort në raportimet tona për gjobat që Ben Blushi ka bërë në emër të tij dhe TCH.”-shkruhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga portal i Cim Pekës.
Më tej, thuhet se “Konkretisht tek ne kanë ardhur denoncime plotësisht të besueshme dhe plotësuese të dosjeve të depozituara në prokurori nga biznesmenë dhe kompani të medha për shantazhime që u jane bërë nga Ben Blushi dhe TCH për të derdhur në arken e tyre shuma me 6 shifra në euro.
Thënë shkurt, Ben Blushi nuk është denoncuar si lake e shërbëtor i Edi Ramës por si gjobaxhi ndaj biznesit shqiptar. Ne do i qëndrojmë të vërtetës dhe jemi të bindur se kur drejtësia mos ketë të njejtin “pronar” si TCH, ajo jo vetëm do të fitojë por do shoqërohet dhe me ndëshkimin penal të atyre që shantazhojnë si banditë sipërmarrësit e këtij vendi”.