Prej ditësh presideniti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar prej ditësh shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Çuditërisht në dy konferencat e fundit për mediat vetë kryeministri Thaçi ka dalë pa doreza dhe pa maskë ashtu si lider të tjerë, si kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Veçse presidenti Thaçi ka bërë gafë edhe më të rëndë, pasi ka prekur gojën me duar teksa shfletonte letrat e tij.
Presidenti sot në konferencë për media ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që të pezullojë vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes.
Në Kosovë, qeveria ka marrë vendimin për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.