Ambasadoja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të ministrave të Bashkimit Evropian për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave Shqipërisë. Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se ky vendim pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. Sipas Yuri Kim, SHBA do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për arritjen e anëtarësimit. ‘Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për arritjen e anëtarësimit. Urime dhe suksese’, shkruan ambasadorja.