Ka shkuar në 89 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.