[embedded content]
Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha në një pjesë të lagjes “Tepe” është një problem serioz për banorët e zonës. Fiqiret Digli, është banori I kësaj lagje I cili tregon se kanali I ujërave të zeza që kalon përkrah shtëpisë së tij I ka vështirësuar kushtet e jetesës.
Nga ana tjetër ai tregon se prej vitesh pastron dhe mirëmban vetë kanalin, por tashmë mosha e tij e thyer nuk e lejon të kujdeset si më parë.
Fiqireti ka një kërkesë për institucionet përgjegjëse.
Edhe pse banorët kanë kërkuar që të ndërtohen kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.Prej vitesh, një situatë e tillë nuk ka gjetur zgjidhjen e kërkuar, duke I lënë banorët të gjenden në vështirësi përballë këtij fenomeni të padëshiruar për ta.