Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ICSID ka marrë vendimin përfundimtar për biznesmenin Françesko Beketi, sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjitike dhe investimeve të bëra nga italiani.
Mësohet se shteti shqiptar duhet t’i paguajë Beketit një dëmshpërblim që shkon deri në 140 milionë euro.
Ky vendim u propozua që në 24 prill 2019, por vetëm sot është zbuluar shifra.
Investimi i sipërmarrësit Francesco Beçhetti, një risi në konceptin e delokalizimit, me teknologji bashkëkohore, me 400 punonjës, bashkëpunime me emra të njohur të medieve ndërkombëtare, që prezantoi Shqipërinë në Europë, kur ende politika e ka lënë lëngueshëm jashtë portave të saj, u sulmua në mënyrë antiligjore, direkte dhe në vetë të parë nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti rreth tij. E gjitha kjo nuk nuk mund të bëhej realitet me vendim gjykate që na rëndon mbi xhepat tanë Ndaj duhet ti themi ‘faleminderit’ Edi!