Para pak minutash ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje është duke u shqyrtuar mundësia për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Mediat nuk janë lejuar të marrin pamje në fillim të mbledhjes, sicc bëjnë zakonisht, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në ndërkohë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media në orën 16:00, njofton Klan Kosova.
Kryeparlamentja i ka bërë kërkesë Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik që të japë një mendim profesional lidhur me kushtet për mbajtjen e seancës.