Një tjetër person në Shkodër ka dalë pozitiv me COVID-19. Numri total i të infektuarve në këtë qytet ka shkuar në 3.
Personi në fjalë është një qytetar nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ.
Më pas ai është dërguar në Tiranë, dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas skanerit.
Stafit mjekësor që kanë pasur kontakte me këtë person, po i bëhen analizat.