Mjeku dhe njëkohësisht drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv për koronavirus. I ftuar në një lidhje me Skype në emisionin “Open” të Eni Vasilit, mjeku foli për simptomat që kishte pasur dhe mënyrën sesi po kurohej.
I pyetur nga moderatorja e emisionit, Brataj tha se kishte përdorur paracetamol pasi kishte ende debate për pjesën e përdorjes së brufenin.
“Me çfarë jeni kuruar? Kam përdorur paracetamol dhe aspirinë dhe më kanë qetësuar, brufenin nuk e përdora pas debateve që kishte së fundmi nëse duhej përdorur apo jo,”-tha mjeku.
Të dy këto medikamente kanë në përbërje qetësuesin mjaft të thjeshtë, paracetamolin.
Pak javë më parë, Brataj ishte i pari që këshilloi njerëzit të merrnin Brufen në rast se do të kishin simptoma të Covid-19, shkruan “Tema”. /e.s/