Një floktare në Holandë, e cila po e vazhdon punën edhe gjatë përhapjes së koronavirusit, është bërë e famshme në internet për mënyrën që e ka zgjedhur gjoja për t’u mbrojtur nga sëmundja.
Floktarja që punon për sallonin e bukurisë “Bella Rosa” në qytetin Oss të Holandës, e krijoi një mburojë nga një çadër e modifikuar si përpjekje për ta mbrojtur veten nga virusi.
Ajo i hapi dy vrima për t’i futur duart dhe dy vrima tjera më të vogla për të parë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Shumë shtete i kanë mbyllur sallonet e bukurisë për shkak të rrezikut nga pandemia dhe klientët kanë mbetur keq pa shërbimin që e ofrojnë ato.
Vetëm në Facebook, fotografitë e floktares me çadër janë shpërndarë më shumë se 82 mijë herë.
The post Një floktare holandeze e përdor çadrën për t’u mbrojtur nga koronavirusi appeared first on Gazetaobserver.com.