Spanja është vendi i dytë më i prekur nga pandemia e COVID-19 duke e kaluar shifrën e 3 mijë viktimave.
Jo vetëm sektori shëndetësor është në krizë. Edhe mediat spanjolle ndihen të kërcënuara dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë.
Organizatat e botuesve dhe shtypi spanjoll deklarojnë se pas koronavirusit reklamat kanë rënë në mënyrë drastike.
“Po kërcënohet ekzistenca jonë. Nëse s’ndihmohemi do të ndodhë një tragjedi për demokracinë. Janë anuluar 80% e reklamave”,– tha presidenti i shoqatës së mediave informative, Antonio Fernandez Galiano.
Nëse vazhdohet kështu, thotë ai, atëherë mbyllja do të jetë e pa evitueshme dhe informacioni do të dëmtohet rëndë.