Një kompani ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore ka përgatitur një dokument konfidencial konsultativ për strategjinë e përballjes së koronavirusit.
Mësohet se dokumenti i kompanisë e cila ka qendrën në Monako, është i datës 24 mars 2020 dhe aktualisht po qarkullon në institucionet tona shtetërore. Sipas Top Channel, në dokument thuhet se Shqipëria ka risk më të ulët për t’u prekur nga koronavirusi për shkak se popullsia ka moshë mesatare 33.4 vjeç dhe vetëm 24% është mbi 55 vjeç.
Kompania thotë se Shqipëria ka marrë masa në kohë për ta përballuar pandeminë, ndërsa bën edhe 6 sugjerime, ku mes të tjerave janë edhe masat shtesë.
“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre”, thuhet në dokument, ndërkohë që më tej i sugjerohet qeverisë që të orientojë biznesin privat të prodhojë mjete spitalore.
LEXO EDHE: Frika nga koronavirusi/ Rama sulmon mediat dhe politikanët: Nuk luftohet me gjithollogji
“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”, nënvizohet në dokument.
Ndërkohë që në fund, kompania ndërkombëtare pretendon se Shqipëria do ta kalojë më butësisht koronavirusin si nga humbjet humane dhe nga ato ekonomike, duke vijuar me masat e marra dhe i duke i shtuar ato sipas sugjerimeve./ CNA.al