
Behgjet Pacolli ka komentuar shkresën zyrtare të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thanë që nuk ka asnjë marrëveshje sekrete, siç thuhet nga disa.
Pacolli tha se deklarata e sotme nga administrata Tump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm dhe hap perspektivën zhvillimore të fuqizimit të Republikës tonë.
Postimi i plotë:
Nuk ka siguri më të madhe për vendin tonë Kosovën, se sa kultivimi dhe ruajtja si syte e ballit e aleancës me SHBA.
Rrugëtimi ynë si vend e si komb nuk ka kuptim pa miqtë amerikanë.
Deklarata e sotme nga administrata Tump, i vë kapak debatit tonë të brendshëm dhe hap perspektivën zhvillimore të fuqizimit të Republikës tonë./Indeksonline/