Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga Italia, pjesë e një kronike të realizuar teksa vendi fqinj po lufton me Covid-19. Në videon e publikuar nga Rama në Facebook, shihen arkivolët e rreshtuar në spitalin e Cremonës, pasi në morg nuk ka më vend. Në kronikë, tregohet me detaje se çfarë po ndodh në Itali, dhe se si janë pacientët e infektuar me koronavirus.
“Cremona, itali, kronikë nga ferri i dhimbjeve matanë detit, që na shërben për të mbledhur mendjen top dhe rezistuar deri në fund, duke respektuar ligjin e luftës që të mos bëhemi pjesë e ferrit për një dalje kot nga shtëpia, për një mosmbajtje radhe me durim në pazar, për një harresë në larjen e duarve🙏 *mbajini larg fëmijët nga ekrani i telefonit kur shihni këtë video,“- shkruan Rama krah videos.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/