Wednesday, 6 July, 2022
    11 °c
    Tirana
    11 ° Sat
    12 ° Sun
    12 ° Mon
    11 ° Tue
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    NEWSLETTER
    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH
    No Result
    View All Result
    ⚡E pavarur - Daily NEWS
    No Result
    View All Result

    Si po vret fake news njerëz!

    adrenanet.com by adrenanet.com
    23 March, 2020
    in Kryesoret
    0
    Home Kryesoret

    Nga Dritan Hila

    RELATED POST

    Shënohet viktima e shtatë në Shqipëri! Koronavirusi i merr jetën 85-vjeçares nga Tirana

    Rama flet hapur: Iki që nesër nga detyra, nëse dikush bind virusin të largohet

    Në kushtet e izolimit dhe presionit psikologjik që sjell një kërcënim i pandalshëm, është logjike të besosh në profetë të rremë.

    Ndërsa shtypi serioz botëror kur afron shifrat e humbjeve të jetëve, kujdeset që komentimin e tyra t’ua lërë ekspertëve, në rrjet janë bërë virale personazhe që kultivojnë teoritë e komplotit nga më të fandaksurat dhe deri tek ato që e trajtojnë si një grip të zakonshëm.

    Shëronjësit shëtitës që përshkruante dikur Mark Twain në tregimet e tij nuk ndryshojnë shumë nga ekspertët e Facebook-ut në ditët tonë, fakt ky që budallallëku ka një konstante. Por nëse shëronjësit e Twain-it e shumta të linin pa dhëmbë pasi kishe pirë lëngjet e tyre çudibërëse, profetët e internetit të lënë pa kokë.

    Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as portalet e bulevardit. Secili ka pasur rast të lexojë një të tillë: Policë të pushuar nga puna që bëjnë statisticienin; avokatë të papunë që parashikojnë skenarë apokaliptikë; doktorë të rrjedhur që u ka ardhur momenti i shpagimit dhe tregojnë cila është rrugëdalja sipas tyre, e gjithfarë sharlatanësh të tjerë. Viktima të kësaj mëndjelehtësie dhe injorance janë nga adoleshentët italianë që kanë dënuar me vdekje gjyshërit e tyre; një fshat iranian që ka bërë vetëvrasje pa vetëdije dhe nuk do të vonojë edhe atë të markës shqiptare.

    Ndërkohë kjo krizë është e pashembullt në llojin e saj. Që nga ekscentrikë si Johnson apo udhëheqës me këmbë në tokë si Merkel, janë trembur. Kanë kaluar kombet e tyre në karantinë dhe janë në momentet kur po tarojnë masat që duhet të marrin sipas përshkallëzimit.

    Pjesë e kësaj sjelljeje është edhe Shqipëria. Nga pakujdesia apo padituria ne humbëm ditë të çmuara në marrjen e masave të izolimit. Në vend që të bllokonim hyrje-daljet, u morëm me teoritë e hudhrës dhe rakisë e deri në mufka të tipit që OBSH-ja po studionte pse nuk i zë shqiptarët. Për fat tani shumjca janë trembur, përfshirë qeverinë. E mira është që mos të dëgjojnë gjithfarë psikopatësh dhe mitomanësh që qarkullojnë në rrjet por t’u besojnë specialistëve dhe doktorëve të certifikuar të fushës. Ditë më të këqija janë përpara. Por karantina është e vetmja masë që do të na shpëtojë. Ajo do të ngadalësojë valën e infektimit dhe mbi të gjitha do t’i japë kohë sistemit spitalor të përballojë fluksin e të prekurve duke e shtrirë kurbën e tyre në një kohë më të madhe. Një fluks i menjëhershëm rrëzoi Italinë, dhe nuk do të vonojë të godasë edhe vende të tjera. Edhe ne. Kjo është një luftë që do ta përballojmë vetëm. Dhe si e tillë duhet t’u besojmë doktorëve dhe jo xherahëve që pjell rrjeti. Përndryshe kur t’ju vijë e keqja në derë, mos shkoni në spitale, por te kush bën nuska./dritare.net

    Tags: KryesoretOpinion
    Share98Tweet61SendShare17

    Related Posts

    Shënohet viktima e shtatë në Shqipëri! Koronavirusi i merr jetën 85-vjeçares nga Tirana
    Kronikë

    Shënohet viktima e shtatë në Shqipëri! Koronavirusi i merr jetën 85-vjeçares nga Tirana

    26 March, 2020
    Rama flet hapur: Iki që nesër nga detyra, nëse dikush bind virusin të largohet
    Kryesoret

    Rama flet hapur: Iki që nesër nga detyra, nëse dikush bind virusin të largohet

    26 March, 2020
    MEPJ: Britania e Madhe shtyn vizat për shtetasit shqiptarë
    Kryesoret

    MEPJ: Britania e Madhe shtyn vizat për shtetasit shqiptarë

    26 March, 2020
    A është Nju Jorku, “Italia e re”? Shënohen 100 të vdekur në 24 orë
    Bota

    A është Nju Jorku, “Italia e re”? Shënohen 100 të vdekur në 24 orë

    26 March, 2020
    “Ende nuk ndjej asnjë lloj arome,” mjekja shqiptare tregon si e mposhti koronavirusin
    Kryesoret

    “Ende nuk ndjej asnjë lloj arome,” mjekja shqiptare tregon si e mposhti koronavirusin

    26 March, 2020
    Berisha: S’kam frikë fare, jam te rruga “Mustafa Matohiti”. Unë kam qenë studiues pasionant i stresit
    Kryesoret

    Berisha: S’kam frikë fare, jam te rruga “Mustafa Matohiti”. Unë kam qenë studiues pasionant i stresit

    26 March, 2020
    Next Post
    Gruaja e Sabri Fezjullahut qenka skoceze?

    Gruaja e Sabri Fezjullahut qenka skoceze?

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    ⚡E pavarur - Daily NEWS

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Adrenalina

    • About
    • Advertise
    • Privacy & Policy
    • Contact Us

    Follow Us

    No Result
    View All Result
    • Home
    • SHQIPERIA
      • -KULTURË
      • -EKONOMI
      • -KRONIKË
      • -POLITIKË
      • -SOCIALE
    • KOSOVA
    • RAJONI
      • -GREQI
      • -MAQEDONIA E VERIUT
    • SPORT
    • KULTURA
      • -ART
      • -KURIOZITETE
      • -LIFESTYLE
      • -SHOW BIZ
    • ANALIZA
    • BOTA
    • TEKNOLOGJI
      • -AUTO-MOTO
      • -SHKENCË
      • -HI-TECH

    © 2020 Adrena - News by Adrena.

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Fill the forms bellow to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In

    Add New Playlist