Pas daljes me koronavirus të 26 personave vetëm gjatë ditës së sotme, ka reaguar edhe Lumir Abdixhiku.
Sipas tij dy javët e ardhshme do të jenë kritike mirëpo Kosova është duke u furnizuar me mallra esenciale, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Abdixhiku ka kërkuar nga qytetarët që të mos bëjnë panik dhe sipas tij e tëra që kërkohet është qëndrimi në shtëpi.
“Do ta gjejmë normalitetin sërish” ka përfunduar Abdixhiku./IndeksOnline/.