Harta e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është zgjeruar, duke prekur qytetin e Korcës. Mësohet se koronavirusi ka prekur një 30-vjeçar dhe dy të moshuar.
Nuk janë bërë ende të ditur emrat e tyre, ndërkohë që janë nisur drejt Tiranës pasi janë mbajtur deri në daljen e analizave në sanatoriumin e Korçës.
Janë konfirmuar ditën e djeshme zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e çuar totalin e të prekurve në 76 persona nga 778 persona të testuar gjithsej.