
Foto ilustruese
26 Mars, 2020 19:17
Anglia deri tani, ashtu si ligat e tjera të futbollit europian, ende nuk ka marrë një vendim për Premier League në këtë valë të frikshme të koronavirusit, por për futbollin amator po.
Sipas BBC, Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që nga kategoria e shtatë e poshtë sezoni ka mbaruar dhe nuk do të luhet më për këtë vit futbollistik. Të gjitha skuadrat kanë rënë dakord. Në anën tjetër, shpëton National League (divizioni i pestë).
Do të vazhdojë gjithçka sipas programit në Premier League, Championship, League One, League Two dhe Conference League, por edhe Rajonalet bashkë me National League. Më saktë, do të merret një vendim i mëtejshëm.
M.P. / Dosja.al