26 Mars, 2020 19:18 Përditësuar: 19:44
KANADA– Kur lajmet për pandeminë shpërthyen në të gjithë botën, të dy kuptuam se kjo krizë do të zgjasë më shumë se disa javë. Ishte distanca, pasiguria, paniku në Itali, që më shtyu të bëja këtë lëvizje.
Nuk kishte asnjë garanci nëse do mundesha të gjeja një fluturim, e ndërsa duke lënë familjen time më bëri të ndihesha keq.
Të dy prindërit e mi janë në të 60-tat dhe janë shumë të rrezikuar nga ky virus pasi vuajnë nga komplikime të ndryshme shëndetësore, përfshirë diabetin dhe problemet e zemrës. Fakti që i lash vetëm, përfshin edhe mundësinë që mos t’i shoh më gjallë.
Ata më inkurajuan që të përpiqesha të gjeja një fluturim, pjesërisht sepse ata ishin të kujdesshëm dhe të shqetësuar për partneren time që ishte vetëm në Kanada, pavarësisht se ne të gjithë menduam se gjetja e një bilete është e pamundur.
Sapo Egjipti njoftoi që aeroportet e tij do të mbylleshin më 19 mars, të vetmet bileta të mbetura u rritën nga 700 dollarë në mbi 3,000 dollarë, shumica prej tyre ishin edhe me ndalesa në vendet e “mposhtura” nga virusi.
Vendosa të shfrytëzoj një rast dhe rezervova biletën me linjën “EgyptAir” për një fluturim direkt drejt Torontos, duke shpresuar se gjithçka do të shkonte mirë. Unë supozova se edhe nëse fluturimi do anulohej, e vetmja mënyrë për t’u kthyer në shtëpi do ishte nëse qeveria Kanadeze dërgonte një aeroplan për të tërhequr kanadezët e bllokuar.
Në mënyrë të pabesueshme, disa orë para mbylljes së aeroportit, unë mora një telefonatë që vërtetonte se kisha një vend në fluturimin e fundit.
Unë nxitova në zyrën e “EgyptAir” dhe mora biletën. Ndërsa dola nga dera, një dyqan bizhuterish aty pranë më kapi syri. Ishte qesharake që ky dyqan jo i domosdoshëm qëndroi i hapur në këto ditë kur po mbyllen edhe kufijtë, por ishte sikur universi e dinte se unë kisha nevojë për një gjë të tillë në atë moment.
Në rrugën e kthimit në shtëpi, pashë ushtarët e Egjiptit që shpërndaheshin nëpër qytet duke u përgatitur në punën e tyre për izolimin e vendit, një veprim që shpesh tregon se vendi është në shtetrrethim.
Kujtimet e një shtetrrethimi të detyrueshëm gjatë kryengritjeve të Egjiptit filluan të shpejtohen përsëri, por në këto kohë të çuditshme, këto masa drastike ishin çuditërisht të mira e të domosdoshme pasi ato do të ndihmonin në kufizimin e infeksionit.
Arrita në aeroport dhe duke shpresuar se nuk do të ishte hera e fundit që i takoj.
I emocionuar
I mbingarkuar me emocione, unë hyra në terminal duke pritur të përplasesha me skena kaosi. Por në vend të asaj çfarë mendova, ndërtesa ishte shumë bosh.Para kësaj pandemie, kuptova se Aeroporti i Kajros kishte qenë shumë i madh. Sepse gjatë kryengritjeve në Egjipt unë e kisha parë aeroportin e Kajros bosh.
Përgjatë aeroportit, dukej që shumica e punëtorëve mbanin maska por disa prej tyre edhe doreza, jo të gjithë. Vura re që disa punëtorë që merreshin me karrocat e bagazhit nuk ishin veshur me kostumet mbrojtëse.
Ndërsa mbërrita në sportelet e kontrollit, më thanë që ky ishte fluturimi i fundit për në Kanada. Në atë kohë nuk kishte asnjë fluturim tjetër. Mungesa e nisjeve ishte një lehtësim pasi lejonte pasagjerët të kishin mundësi për të mbajtur distancën nga njëri-tjetri. Nuk kishte rradhë të gjata në terminal dhe u ndjeva sikur ishte në një film post-apokaliptik. Në asnjë moment nuk më kontrolluan temperaturën e trupit dhe askush nuk pyeti nëse kam ndonjë simptomë.
Më vonë mësova nga një i afërm i cili mori të njëjtin aeroplan në Egjipt se ata po bënin kontrolle të temperaturës gjatë mbërritjes në aeroportin e Kajros. Shumica e pasagjerëve me të cilët do të fluturoja ishin të pajisur me maska dhe të mbrojtur, ku ju dukeshin vetëm sytë.
Fluturimi më i gjatë i jetës sime
Dy pasagjerë nuk pranuan të zinin vendet e tyre teksa ishin ulur pranë tualeteve. Pas një përpjekjeje të dështuar për të ndërruar vendet, ata më në fund vendosën të humbnin biletat e tyre në fluturimin e fundit. Vendim i marrë në këtë udhëtim dukej alarmues për jetë a vdekje, pasi nëse pasgjerët do të uleshin pranë tualetit mund të rrezikoheshin nga marrja e infeksioneve.
Skenari i vetëm më i keq ishte nëse do isha ulur pranë dikujt që shfaqte simptoma. Më rastisi të ulesha mes një nënë 72-vjeçare dhe vajzës së saj 38-vjeçare, unë u ofrova atyre menjëherë dezifektues duarsh.
E moshuara mbante një maskë, por dukej se kishte kollë. Ndërsa vajza që ishte ulur në krahun tjetër nuk kishte marrë masa mbrojtëse dhe nuk dukej shumë e shqetësuar për rrezikun gjatë udhëtimit.
“Unë prisja që kufijtë të mbyllen në Kanada, jo në Egjipt, por kjo ndodhi në Egjipt para Kanadasë.”- shpjegoi ajo.
Ndërsa ajo vazhdoi të shpjegojë përvojën e saj zhgënjyese për të gjetur bileta, nëna përmendi që përpjekjet e tyre për të marrë ndihmë nga konsullata nuk ishin të kota. Vajza e saj besonte se fakti që vizituan personalisht zyrën e “EgyptAir” ishte një arsye që ata gjetën vende.
Gjatë fluturimit, unë isha në avantazh, pasi çdo kollë ishte një kujtesë se po udhëtoja potencialisht me armikun e padukshëm, ulur pranë meje. E pyeta të moshuarën nëse ndihej mirë, por ajo vazhdoi të më siguronte që ishte në rregull.
“Unë sapo u ftoh disa ditë më parë dhe pash simptomat, por ata thonë se nuk fillon me një rrjedhjen e hundëve, virusi fillon me një kollë të thatë. Por mos i thuaj askujt, nuk dua që ata të më dërgoni përsëri.”–u përgjigj ajo.
E gjithë arsyeja për udhëtimin tim ishte të isha me atë që dua, por nuk do të isha nisur kurrë në këtë udhëtimin nëse vërtet do të kisha simptoma.
Pritja e gjatë në Toronto
Unë mbërrita në Toronto dhe prisja që aeroporti të mbushej me kanadezë që ktheheshin nga e gjithë bota, pasi Kryeministri Justin Trudeau kohëve të fundit u kishte kërkuar qytetarëve jashtë shtetit të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre.
Për habinë time, aeroporti ishte po aq bosh sa ai i Kajros. Kur zbritëm nga aeroplani, kishte disa anëtarë të personelit të sigurimit që shpërndanin broshura që u përmendinin njerëzve që të izoloheshin për dy javë.
Në doganë, ata më pyetën nëse kisha ndonjë simptomë, por përsëri nuk ma matën temperaturën ose të më bënin një kontroll tjetër. Ndoshta ata kishin një aparat, skaner të fshehur diku, por si kanadez, unë isha i shqetësuar që këto masa ekzaminimi nuk ishin të mjaftueshme.
Më duhej të prisja edhe shtatë orë para fluturimit tim tjetër. Vendosa të eksploroja aeroportin dhe aty gjeta një klinikë mjekësore. E pyeta recepsionistin nëse ata ofrojnë teste për Covid-19. Ata të trembur hapën sytë, nisën t’më bëjnë pyetje dhe më dhanë një numër që ta telefonoja nëse do të më shfaqeshin simptoma.
Propozimi në Karantinë
Fluturimi për në Quebec City ishte gjysëm i zbrazët, duke lejuar shumicën e pasagjerëve që të kishin hapësirën e mjaftueshme mes njëri-tjetrit.
Pas mbërritjes, nuk pati më një proces kontrolli. Unë konkretisht udhëtova nga Kajro në qytetin e Quebec gjatë një pandemie globale pa as një kontroll bazik.Në kohën që po mbërrija atje, më shumë se një mijë njerëz kishin vdekur nga Covid-19, dhe numri i vdekjeve kishte kapërcyer 10,000 në rang global.
Kur e dashura ime Francesca mbërriti, unë e mbërtheva pas trupit tim, u ula në gju dhe i propozova. Ajo e pranoi propozimin tim, ne i hoqëm maskat dhe u puthëm.
Unë u lehtësova që ajo tha po, nuk mund ta imagjinoja se çfarë do të kisha bërë nëse ajo do të refuzonte pasi nuk do të kthehesha në Egjipt.
E fejuara ime e donte unazën dhe ia vendosa në gisht. Kur dëgjuan për fejesën, familja dhe miqtë e saj në Itali na uruan. Për shumë prej tyre ky ishte i pari lajm i mirë që kishin dëgjuar brenda më shumë se një muaj.
Shpresa jonë është që do të kalojmë mirë me njëri-tjetrin. Kur bota të shërohet, plani ynë është që të martohemi në Itali në ishullin Giglio, por është e vështirë të imagjinohet kur do të bëhet realitet kjo. Deri atë ditë, qëllimi i vetëm është të qëndrojmë të izoluar dhe të mbijetojmë në karantinë.
Burimi: CNN
A.C/Dosja.al