Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, shkruan në llogarinë e tij në rrjetet sociale se, Bashkimi Europian do të ndajë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Varhelyi shto se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.
“I shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Oliver Varhelyi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/