Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 3.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shtoi se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 29 persona të tjerë.
Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 177