
Ndihmat nga qeveria
26 Mars, 2020 19:19 Përditësuar: 19:20
TIRANË– Prej disa ditësh kryeminsitri Edi Rama publikon video nga qytete të ndryhsme të Shqipërisë ku shfaqen punonjësit e bashkive teksa dërgojnë pako me ushqime derë më derë, për të gjithë njerëzit në nevojë. Supozohet që brenda pakove që duken në videot e kryeministrit, apo në ato që publikojnë edhe vetë kryebashkiakët, të ketë produktet bazë, por në fakt qytetarët thonë se nuk është aspak kështu.




Në disa foto të publikuara nga faqja “JOQ” në Instagram, qytetarët shprehen se marrin vetëm dy pako makarona, një bidon vaj dhe dy kg miell nga qeveria. Asgjë më tepër. Ndërsa një tjetër, që është më fatlum, ka edhe një shishe fanta dhe një pako kripë.
“JOQ” ka publikuar edhe foto nga Kosova, ku shihet se ndihmat për qytetarët nuk kanë të mbaruar.

Disa ditë më parë, Dosja.al raportoi një tjetër rast që kishte ndodhur në Milot. Banori shprehej se kishte marrë vetëm makarona dhe vaj, ndërkohë shtonte se brenda pakos nuk kishte detergjent rrobash apo dezinfektantë, duke qenë se Covid-19 ka hyrë edhe në vendin tonë. Sipas denoncimeve të qytetarëve, ky ‘operacion humanitar’ nuk i kalon kufijtë e propagandës dhe është mjaft tallës dhe qesharak.
(f.m/dosja.al)