Që prej orës 13:00 të mesditës së djeshme e gjithë Shqipëria ndodhet në izolim total.
Në çdo qytet mbizotëron qetësia e madhe ku nuk “pipëtin as miza”.
Qyetarët duket se janë ndërgjegjësuar pas thirrjeve të shpeshta të kryeministrit Edi Rama për të respektuar masat për parandalimin e koronavirusit.
Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se qyteti i Korçës iu bashkua vatrës së të prekurve nga koronavirusi.
Qyteti juglindor është bosh, rrugët, lulishtet dhe Parku Rinia janë të gjitha të boshatisura, ndërkohë që edhe numri i automjeteve të autorizuara është reduktuar ndjeshëm.
LEXO EDHE: FOTOT/Basha fillon negociatat me LSI-në
Ashtu si në Korçë edhe në Elbasan dhe Lezhe lëvizjet janë pothuajse zero. Në këtë qytet mbizotëron një qetësi absolute, ndërsa në rrugë mund të dallosh vetëm policinë dhe forcat ushtarake./CNA.al