Dita e sotme është quajtur një ditë e zezë, 3 persona kanë humbur në Spitalin Infektiv. Neës 24 raporton se në 60 minutat e fundit në spital kanë mbërritur dy autoambulanca, që kanë çuar persona të dyshuar me COVID-19. Nga ambulance kanë zbritur me këmbët e tyre një burrë dhe një grua rreth të 40-ave.
Gjithashtu nga 13 personat e prekur ditën e djeshme, tre prej tyre janë personel mjekësor i Sanatoriumit, çka e çon në 11 numrin e bluzave të bardha të infektuara në vend.
“Për 60 minuta mbërrijnë dy autoambulanca tek Infektivi, me persona të dyshuar me COVID-19. Nuk dihet ende, por kush vjen këtu ka dyshime se është i infektuar dhe është në gjendje të rënda. Erdhën një burrë dhe një grua të moshës rreth 40, kanë zbritur me këmbët e tyre, që do të thotë se nuk janë ende shumë rëndë. Janë mbi 12 urgjenca mjekësore, që prej ditës së djeshme, që kanë mbërritur tek Infektivi. Katër prej tyre më thonë se janë të prekurit e Vlorës.
Nga 13 të prekurit e ditës së diel, tre prej tyre janë personel ndihmës mjekë të Sanatoriumit, cka e con në 11 numrin e bluzave të bardha të prekur me COVID-19 në këtë spital. Shkak për këtë ka qenë një pacient i shtruar në Sanatorium, i cili është takuar me një të afërt të tij, që ka qenë në Itali. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë, dhe ishte pikërisht viktima nga Lushnja”, tha gazetari Skëndaj.