Plazhi i Velipojës është një nga zonat më të frekuntuara por sot Velipoja ka një tjetër pamje, pothuajse bosh. Situata e vështirë që po kalon vendi ynë dhe jo vetëm nga COVID-19 ka bërë që banorët të ndihen të frikësuar përballë këtij virusi dhe të zbatojnë këshillat e mjekëve për të qëndruar në shtëpi.
Por pavarsisht kufiizmit të lëvizjeve dhe për njerzit, një pjesë e vogël nuk i kanë rezizstuar rrezeve të diellit në bregdet. Ndërkohë strukturat e policisë kanë vijuar me kontrollin e zonës për t’i ndaluar shëtitjet e atyre që nuk zbatojnë urdhërin e qeverisë. Kufizimet e vendosura në kuadrin e masave të marra për ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19 duhet të zbatohen nga të gjithë pa përjashtim si një masë e detyrueshme për të shpëtuar nga COVID-19 .