Ish deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku, në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka postuar një shkrim ku shprehet se pasi një nga oficerat e policisë gjyqsore në Shkodër rezultoi pozitiv me COVID-19, ky i fundit ka patur kontakt me kolegët dhe shumë të tjerë gjatë këtyre ditëve dhe se në rrezik janë 40 familje, personeli i Prokurorisë së Shkodrës e askujt nuk i është bërë testi a është i infektuar. Shumë familje janë në rrisk e askush nuk ka marrë masa për sigurinë e tyre shprehet ajo.
Propaganda mbi të gjitha!
Oficerit të policisë gjyqësore i është bërë analiza para një jave dhe pergjigjja u mor dje, pozitiv me COVID-19.
Një javë ka punuar, kontaktuar, e me shumë mundësi edhe infektuar stafin aty. Arsyeja është se përgjigjja erdhi pas një jave. Dhe sot gjurmimi i kontaktit është zero.
40 veta është personeli i Prokurorisë së Shkodrës e askujt nuk i është bërë testi a është i infektuar. Më e pakta 40 familje janë në rrisk e askujt s’ia ndjen.
Në statistikat e Qeverisë këta duhet të dalin të shëruar.
Të gjitha familjet e prokurorëve, të opgj, të stafit ndihmë, në mëshirë të fatit.
Sugjerimi i OBSh për qeveritë: Test test e vetëm test nuk vlen për Qeverinë Rama.
Vetëm ata që janë në gjendje të rendë dhe janë të detyruar t’i trajtojnë i quajnë të infentuar në statistika.
Në dy ditë, 2 të infektuar dhe gjithsej 9 testime për koronavirusin në Qarkun Shkodër.
Me sa duket qëllimi i Edi Ramës është që Shkodra të rezultojë zona e kuqe e COVID-19, sepse është i vetmi qytet i lënë kaq pas dore.