Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja duke e cuar numrin e të prekurve në 174.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar
LEXO EDHE: OBSH: Përhapja e koronavirusit tejet shqetësuese, por jo pandemi
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste