Ka njerëz që ende nuk e marrin seriozisht koronavirusin dhe shkojnë përtej limiteve të imagjinatës.
Pak ditë më parë një 21-vjeçar nga Kalifornia i quajtur Larz, nisi një sfidë e cila u bë virale në rrjet. Ai shfaqej në një video ku lëpinte kapakun e tualetit, për të sfiduar koronavirusin.
Pak ditë pas videos, i riu ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ka publikuar në faqjen e tij në Instagram një video ku shfaqet në spital.
“Dola pozitiv me koronavirus”, shkruan Larz.
Ai shprehet në video se simptomat e para i ka shfaqur pak ditë pasi bëri sfidën e rrezikshme.
https://www.instagram.com/larz/?utm_source=ig_embed