![VIDEO/Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” nis festën në disa qytete VIDEO/Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” nis festën në disa qytete](https://i0.wp.com/thumbnails.odycdn.com/optimize/s:1920:0/quality:85/plain/https://img.youtube.com/vi/fw4rZwZb2mc/maxresdefault.jpg?w=1200&resize=1200,0&ssl=1)
Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka nisur festën në disa qytete në Maqedoninë e Veriut, pas publikimit të rezultateve të para.
Nga videot që i kanë publikuar simpatizantët, shihet se “VLEN” feston edhe në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit.
Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, në qytetin e Gostivarit nga 85 për qind të votave të numëruara, Fronti Europian ka 9322 vota, ndërsa Koalicioni VLEN ka marrë 8869 vota.
Theksojmë që edhe në zgjedhjet presidenciale, rezultati ishte mjaft i ngushtë në mes Frontit Europian dhe Koalicionit VLEN.