![VIDEO/“Heidi, narciste e sëmurë”, ish-finalisti i Big Brother: Vajzat që vijnë nga Italia, çdo vit e më skuthe VIDEO/“Heidi, narciste e sëmurë”, ish-finalisti i Big Brother: Vajzat që vijnë nga Italia, çdo vit e më skuthe](https://i0.wp.com/thumbnails.odycdn.com/optimize/s:1920:0/quality:85/plain/https://img.youtube.com/vi/kQT3nB8YSfk/maxresdefault.jpg?w=1200&resize=1200,0&ssl=1)
Ish-finalisti i Big Brother VIP 2, Krist Dragot, i ftuar në Fun Club e quajti Heidin narcite dhe deklaroi se nuk besonte te dashuria e saj me Romeon.
Për më tepër ai i quajti skuthe vajzat që vijnë nga Italia dhe marrin pjesë në emisione të tilla. Kristi shprehu se djemtë e këtij edicioni janë “viktima” të vajzave.
“Romeo dhe Heidi nuk kanë dashuri. Heidi nuk ka lidhje me Romeon. Unë shikoj një Italo-shqiptarizëm. Këto gocat që vijnë nga Italia, çdo emision bëhen skuthe e më skuthe. Po shaj modelin që japin. Dua të jenë më të vërteta, më korrekte. Heidi për mua është një narciste e frikshme, që nuk ka lidhje me Romeon. Është një Big Brother ku meshkujt janë shumë viktimë, në naivitetet dhe fizikisht, të një rang femrash shumë narciste. Është e sëmurë në narcizmin e vet. Nuk e di ku e shikoni atë korrektësi”, tha Kristi.