![VIDEO / Artizani i Këlcyrës, që refuzoi Amerikën për të punuar drurin: Zanati të bën të mirë dhe me shokë! VIDEO / Artizani i Këlcyrës, që refuzoi Amerikën për të punuar drurin: Zanati të bën të mirë dhe me shokë!](https://i2.wp.com/thumbnails.odycdn.com/optimize/s:1920:0/quality:85/plain/https://img.youtube.com/vi/FhCv3UKUXkY/maxresdefault.jpg?w=1200&resize=1200,0&ssl=1)
Hikmet Mino, sot është 73 vjeç dhe prej më shumë se 52 vitesh punon drurin kryesisht në prodhimin e vozave si për pijet alkoolike ashtu edhe për bulmet. Jo vetëm në Këlcyrë ku zhvillon prej 5 dekadash këtë zanat, por thuajse në të gjithë Shqipërinë e njohin, edhe për faktin që Hikmeti është ndër të fundit që vijon ende bën vozat e drurit në vendin tonë.
Një zanat i nisur që herët me mjete primitive për t’u kthyer më pas në një pasion. Aq shumë u dashurua me këtë profesion, sa disa herë ka refuzuar emigrimin dhe në Shtetet e Bashkuara
Sipas tij profesioni të bën edhe me shokë dhe miq të mirë. Me keqardhje ustai i drurit, tregon se edhe ne këtë moshë nuk mund të pushojë asnjë minutë nga kërkesat që ka, pasi rinia nuk i preferon më këto zanate edhe pse ai sërish vetëofrohet për të mësuar këdo që do të ketë interes për këtë profesion.
Me shpresën që në punishten e tij do të vijnë të rinj për të mësuar, Hikmeti nuk ka ndërmend të dorëzohet, derisa t’i punojnë duart dhe këmbët.