Vetëm një humbje në kampionat dhe 2 në total gjatë këtij sezoni. Interi ka një ecuri të jashtëzakonshme dhe mund të krahasohet me Realin e Madridit, e vetmja skuadër që po ashtu si zikaltrit ka vetëm 2 humbje gjatë kësaj periudhe. Zikaltrit kanë arritur të fitojnë 24 sfida, të barazojnë 6 dhe të humbasin 2.