Tjetër ditë e zezë për Italinë.
Numri i viktimave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit është 743, duke e çuar numrin total të viktimave në 6820.
Edhe pse dje edhe pardje pati një rënie të numrit të personave të vdekur sot shënohen 743 vetëm për 24 orë.
Numri i personave të infektuar ka arritur në 69 176, me 5259 raste më shumë. Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima më shumë.
Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve, 8.326, 894 më shumë se dje. Shifrat janë përditësuar në konferencën e përditshme për shtypin nga kreu i Emergjenve Civile, Angelo Borrielo.