Nje i ri nga Elbasani ka rene ne prangat e policisae pas thyerjes se urdhrit te shtetrrethimit pas perhapjes se koronavirusit.
Policia njofton se i riu ishte pyetur per arsyenm e daljes ne rruge dhe duke mos dhene arsye ka kundershtuar me dhune punonjesit e policise.
Me pas policia ka neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL. Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i Policise:
Theu rregullin për të qëndruar në banesë, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por u arrestua në flagrancë.
Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.
Shërbimet e Policisë i kanë kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.
Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL. Në përfundim të veprime u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/