
Kina duket se po e fiton betejën me koronavirusin, teksa për të pestën ditë me radhë nuk është raportuar asnjë rast me virusin vdekjeprurës në provincën Hubei.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit të vendit (NHC), konfirmoi se 39 rastet e reja janë të improtuara nga jashtë.
Numrin i përgjithshëm i rasteve të importuara nëKinë ka shkuar në 353.
Numri i të vdekurve në Hubei është 3,153, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është 3,270.
Sipas NHC, në total, ka pasur 81,093 raste të konfirmuara të koronavirusit.
NHC deklarpn se 72,703 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.
Në dhjetor të vitit të kaluar, provinca Hubei u bë epiqendra e viruist të ri që shpërtheu në Kinë, dhe tashmë është deklaruar pandemi në të gjithë botën.