24 Mars, 2020 19:02 Përditësuar: 19:25
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka detajuar fondin e dhënë nga BE si ndihmë për Shqipërinë për përballimin e luftës me COVID-19. Sipas Sorecës, 4 milionë janë pajisje shëndetësore, 11 milionë për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë për rimëkëmbjen ekonomike.
“I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së 🇪🇺 për #Shipërinë 🇦🇱 në luftën kundër #COVID19. ▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore ▶11 mln€ për mbrojtjen sociale ▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike. BE-ja është gjithmonë me 🇦🇱 në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë“, shprehet ambasadori Soreca.
BE i dhuron Shqipërisë 50 milionë Euro për përballimin e situatës së COVID-19. Milionat do përdoren për blerje të pajisjeve mjekësor, për mbrotjen sociale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Liderët e politikës në vend kanë reaguar pas këtij vendimi të BE dhe kanë shprehur falenderime.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(A.B. Dosja.al)