Sot do të shkojmë pranë familjes Rika, e cila jeton në Kamëz. Këtë familje nuk e ka karantinuar Covid 19,por varfëria.
![](https://adrena.news/wp-content/uploads/2020/03/skam-buke-per-femijet-ne-karantine-prej-varferise-pamjet-e-skamjes-ne-familjen-shqiptare-video-1.png)
Silvana Rika, kishte dal sot në tregun e fruta perimeve jo për të blerë, por me shpresën se dikush nga tregtarët do ta shikonte e do t’i jepte diçka për të ngrënë.
![](https://adrena.news/wp-content/uploads/2020/03/skam-buke-per-femijet-ne-karantine-prej-varferise-pamjet-e-skamjes-ne-familjen-shqiptare-video-2.png)
Shërbimi Social i bashkisë së Kamzës, bën sikur nuk e njeh urinë e kësaj familje. Sot ata e përcollën duke i dhënë vetëm 100 lekë të reja.
Kryefamiljarin sëmundja prej muajsh e ka shtrirë ne krevat.
![](https://adrena.news/wp-content/uploads/2020/03/skam-buke-per-femijet-ne-karantine-prej-varferise-pamjet-e-skamjes-ne-familjen-shqiptare-video-3.png)
Djali i madh i kësaj familje është vetëm 7 vjeç, por varfëria e ka rritur në moshë para kohe.
![](https://adrena.news/wp-content/uploads/2020/03/skam-buke-per-femijet-ne-karantine-prej-varferise-pamjet-e-skamjes-ne-familjen-shqiptare-video-4.png)
Kjo familje ka vetëm një kërkesë. Të këtë ushqim./tch