Sërish shqetësim në Vatikan për shkak të COVID-19. Mediat italiane raportojnë se një bashkëpunëtor i Papa Françeskut ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
Ai është shtruar në spital e gjendja e tij nuk është e rënduar, por paniku është rritur së tepërmi në Selinë e Shenjtë.
Ndërkohë, Vatikani ka marrë masa të ashpra kundër përhapjes së virusit të ri, duke mbyllur gjithçka.
Pak ditë më parë Ati i Shenjtë iu nënshtrua testit për Covid-19, pasi pati probleme shëndetësore, mirëpo rezultoi negativ.