[embedded content]
Këtë të martë është shënuar rasti I parë I infektuar me koronavirus brenda në qytetin e Shkodrës. Mësohet se I infektuar është një officer I policisë gjyqësore në Shkodër, dushohet se personi në fjalë është infektuar nga pacienti zero i ardhur nga Italia 2 javë më parë me të cilin ka edhe lidhje familjare. Nisur nga rasti i infektimit të oficerit janë njoftuar dhe u është kërkuar punonjësve të Prokurorise Shkodër të marrin masa për vetkarantimin deri me datë 30 Mars 2020, dite e hene.
Vetem prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe sekretarët e gatshëm do të dalin në pune për të kryer veprimet e ngushtme duke respektuar kerkesat shendetesore mbrojtese. Pas këtij rasti është edhe një grua, qytetare shkodrane e cila ditën e djeshme ka rezultuar positive me virusin Covid-19.
Ajo nuk është bërë pjesë e listës së të infektuarve në Shkodër për shkak se prej tre javësh është shpërngulur në Tiranë dhe mendohet se atje është infektuar nga kontakti me persona të kthyer nga jashtë. Pas publikimit të këtyre 2 rasteve pritet të ketë një ndërgjegjësim më të madh në lidhje me zbatimin e rregullave të ndalimqarkullimit nga qytetarët shkodranë. Lëvizjet këtë të martë kanë qenë në nivele minimale.
Tanimë që qyteti I Shkodrës përfshihet në listën e qyteteve të prekura zyrtarisht nga Koronavirusi kërkohet që izolimi në banesa të jetë ndër prioritet e qytetarëve shkodranë për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Ndërkohë janë kontaktuar 3 persona të cilët kane ardhur nga Durrësi, për të respektuar rregullat e vetkarantinimit.
Nga strukturat e DVP në bashkëpunim me ato të ushtrisë, FNSh, policisë bashkiake vazhdojnë shërbimet e sforcuara për ndjekjen e zbatimin e urdhërave për ndalimqarkullimi pas orës 13.00 në të gjithë territorin e Qarkut.