Kristjan Asllani u aktivizua titullar në duelin e sotëm ndaj Leçes, teksa kontribuoi me asist për golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez, në triumfin 0-4 në kampionat. Në minutën e 55-të, trajneri Inzagi vendosi ta zëvendësonte shqiptarin për të mos rrezikuar pasi në minutën e 38-të, qe ndëshkuar me karton të verdhë.