Në Big Apple ka nisur shtetrrethimi. Metropoli amerikan është shfaqur i shkretuar në këtë video, me rrugët bosh, të ndriçuara vetëm nga semaforët dhe nga reklamat gjigande në grataçela.
Për 19 milion qytetarët e New York-ut, e diela e 22 marsin, ka nisur me zbatimin e urdhrit ekzekutiv të vendosur nga kryebashkiaku De Blasio.
Banorët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, për të dalë prej andej vetëm për të blerë ushqime apo medikamente, për të kërkuar asistencë mjekësore dhe për t’u kujdesur për kafshët e tyre shtëpiake.
Pamjet e filmuara nga një dron tregojnë situatën e pazakonte që po jeton Bota dhe në këtë rast New Yorku nga virusi vdekjeprurës.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/