Tetë persona, duke përfshirë edhe oficerë policie, kanë përfunduar në spital pas rrjedhjes së gazit në objektin e shërbimit të sigurisë suedeze, ka raportuar BBC. Rreth 500 njerëz u evakuuan. Banorët raportuan policinë për “një erë të pazakontë”. Sensorët në kulm të ndërtesës kanë detektuar fosigjenin, i cili përdoret për të bërë plastikën dhe pesticidet.