![Risitë e skemës së bujqësisë 2024: Në fokus bashkimi i fermerëve, financim 100% të vlerës Risitë e skemës së bujqësisë 2024: Në fokus bashkimi i fermerëve, financim 100% të vlerës](https://i0.wp.com/thumbnails.odycdn.com/optimize/s:1920:0/quality:85/plain/https://img.youtube.com/vi/q993TQyk75g/maxresdefault.jpg?w=1200&resize=1200,0&ssl=1)
Skema kombëtare e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve si në bujqësi ashtu edhe në blegtori e bletari me qëllim që të rritet numri i përfituesve. Risitë e këtij viti janë heqja e tavaneve limit për aplikuesit dhe financim më i lartë me subvencione për aplikimet e bashkuara të fermerëve të njëjtit prodhim.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për skemën e naftës. Sipas Gjollës minimalja e sipërfaqes është prej 1 hektarë, dhe nëse do të aplikojnë si grup fermerësh do të marrin 100% të vlerës së naftës edhe nëse janë mbi 10 hektarë.
Skema Kombëtare e këtij viti aplikohet pa tavane, ndërsa në dhënien e subvencioneve direkte do të përfshihet edhe sektori i bimëve mjekësore.
Gazetare: Eftjola Fili