Duke nisur që dje në vendin tonë pati një ulje drastike temperaturash dhe shtim të vranësirave. Kjo bëri që dita e djeshme të sillte reshje në të gjithë territorin.
Reshjet vazhdojnë përsëri dhe pritet që edhe dita e nesërme të jetë pa ndryshime. Në zonat malore reshjet kanë qenë në formën e dëborës për shkak të temperaturave nën zero.
Bulqiza është një ndër qytetet e veshura me të bardha sërish për këtë vit. Ju ftojmë të shikoni fotot që tregojnë transformimin e qytetit të kromit.
Top Channel