Astrologu i njohur shqiptar Jofiel Koço ka bërë një parashikim me detaje të situatës aktuale në Shqipëri, ku koronavirusi ka prekur 146 persona dhe i ka marrë jetën 5 të tjerëve.
Koço thotë se për të kuptuar nga ana astrologjike se çfarë solli një pandemi globale, duhet të shikojmë kombinimin e rrallë midis Plutonit dhe Saturnit.
“Saturni kishte kohë që ndodhej në Bricjap, por kur më 4 dhjetor hyri dhe Jupiteri në shenjën e Bricjapit i dha shumë shtysë fillimit të këtij virusi që për herë të parë u shfaq në Dhjetor 2019. Kur Saturni u takua me Plutonin më 5-6 Janar 2020 , bota dëgjoi për herë të parë për virusin, nga shenjat që disa njerër në Kinë po shfaqnin.
Takimet e Plutonit me Saturnin janë shumë fatkeqe dhe në Astrologji, ky kombinacion quhet në mënyrë të koduar si: “Hëna e 6″-të. Kombinimet midis hënës dhe diellit, quhet hëna e parë kombinimi midis Mërkurit dhe Jupiterit quhet hëna e 2-të, e kështu me radhë… Hëna E 6-të, ose takimi Pluton-Saturn është aq famëkeq sa që janë bërë dhe filma-horror me titullin: “HËNA e 6-të” ku subjekti i horrorit kanë qenë njerëz të infektuar, të shpërfytyruar dhe të de-humanizuar që iknin rrugëve…..”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Sipas tij, eleminimi i pandemisë do të kalojë disa faza që lidhet me tranzitët planetarë. Ai pretendon se vetëm pas datës 21 prill mund të zbutet izolimi dhe COVID-19 do të mposhtet deri më 6 qershor.
“1)- Saturni doli nga Bricjapi më 22 -Mars, duke hyrë në Ujor. Ne nuk jemi më nën efekti i hënës së 6-të, sepse nuk kemi më Saturnin dhe Plutonin në një shenjë. Kjo i sjell shumë më optimizëm situatës.
Çfarë do sjellë Saturni në UJOR? Ujori kontrollon disa sektorë: Kompjuter- elektonikën, elektricitetin dhe farmaceutikën. Tani Sektori Farmaceutik do marrë shumë vëmendje. Shpikje ilaçesh, vaksina, vitamina etj.
LEXO EDHE: Revoltohen emigrantët/ Protestë kundër Ramës në Athinë
2)-Marsi më 31 mars del nga Bricjapi dhe hyn në Ujor . Kjo sjell shumë optimizëm. Nxjerr njerëzimin nga “shokimi”, pamvarësisht se shumë shtete do kenë rritje të të infektuarve deri sa të arrijnë “pikun” e tyre…
3)- Më 1 prill venera del nga Dashi dhe hyn në Dem. Sjell shpresë,” ringjallje”, vitalitet. Më 21 prill dielli hyn në Dem, duke rigjeneruar forcat tona, duke i parë gjërat me sy realist dhe jo me frikë dhe panik sikurse i shikojmë tani.
4)- Më 6 qershor, aksi hënor hyn tek Binjaket, shenjë që kontrollon mushkërite dhe kjo është faza finale e mposhtjes së virusit. Dalja e Saturnit dhe Marsit nga Bricjapi, nga Plutoni i “tmerrshëm”, pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve, që janë pasojë e të shkuarës nuk duhet të japë pesimizëm.
(Përsa i përket karantimit, vetëm pas datës 21 prill (e tutje) kur dielli te hyjë në shenjën e Demit dhe vetëm gjatë kesaj shenje ka mundqsi të dalim, ose të “zbutet” Izolimi. Zbutjen e mbështet dhe takimi uran-mërkur në Dem më 1 maj)”, nënvizon më tej astrologu./ CNA.al