Në Qarkun e Shkodrës kemi dy raste të reja me COVID-19.
Dy raste në Pukë konstatohen se janë pozitiv me Koronavirus. Mësohet se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje, duke e çuar në 3 numrin e familjeve me COVID-19..
Këto dy pozitiv janë nënë e bijë, gruaja dhe vajza e rastit të djeshëm nga Puka i cili ka qenë i shtruar në spitalin e Pukës, në Shkoder dhe më pas në Tiranë. Rasti nga Puka doli negativ nga analiza me tampon por më pas nga ajo me skaner në mushkëri rezultoi pozitiv. Është menduar se mund ta ketë marrë nga djali i tij i ardhur nga Gjermania por djali ka rezultuar negativ.
Dyshohet se rasti nga Puka e ka marrë virusin COVID-19 nga kontakti që ka patur me pacientin zero të cilin e ka takuar në Tiranë. Qarku Shkodër shkon me 5 raste në total.