Princi Charles ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.
Clarence House konfirmoi se 71-vjeçari ishte diagnostikuar me COVID-19 .
“Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv për koronavirusin”, thuhet në deklaratë.
Ai ka shfaqur simptoma të buta, gëzon shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia për ditët e fundit si zakonisht.
Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk është e infektuar. Sipas këshillave qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani po izolohen në shtëpinë e tyre në Skoci.